
Sot janë bërë 25 vjet nga marrëveshja e Kumanovës e cilat parashihte ndaljen e luftës dhe largimin e ushtrisë serbe nga Kosova.
Për këtë temë është diskutuar në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10.
Ish-sekretari i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci ka folur për raportin e Rugovës me UÇK-në.
Sipas tij, raportet kanë qenë të relaksuara mes tyre.
“Rugova ka qenë ai që ka qenë dhe ai ka menduar thellë. Ai sigurisht në mënyrë e të menduarit të tij nuk ka dashur që të jetë shkaktar i ndonjë situata të pakëndshme”, ka thënë Merovci.
Ai ka folur edhe për takimin e parë që ka pas me drejtuesit e UÇK-së nga Zona e Llapit. /Gazeta10/
Deklaratën e tij e gjeni me poshtë: