Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Adnan Merovci: Rugova kurrë s’ka thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë

Gazeta10
10 June 2024 - 21:59

Sot janë bërë 25 vjet nga marrëveshja e Kumanovës e cilat parashihte ndaljen e luftës dhe largimin e ushtrisë serbe nga Kosova.

Për këtë temë është diskutuar në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10.

Ish-sekretari i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci ka folur për raportin e Rugovës me UÇK-në.

Ai ka thënë se Ibrahim Rugova asnjëherë nuk ka thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë, raporton gazeta10.

“Ibrahim Rugova kurrë në jetën e tij nuk ka thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë. Kurrë në histori të vet nuk ka thënë që të ndalen bombardimet”, ka thënë Merovci. /Gazeta10/

Deklaratën e tij e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.