Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

25 vjetori i çlirimit, Osmani falënderon presidentin Clinton

Gazeta10
12 June 2024 - 8:46

Sot janë bërë 25 vjet nga çlirimi i Kosovës, raporton Gazeta10.

Më 12 qershor 1999-të, morën fund vuajtjet shekullore dhe u arrit ajo çka populli i Kosovës deshti më së shumti, liria.

Pikërisht në këtë ditë na bien ndërmend edhe ata që dhanë shumë për këtë ditë, dëshmorët, martirët, invalidët e luftës e shumë të tjerë, duke kujtuar me krenari veprën dhe sakrificën e tyre.

Në mesin e tyre, një nga akterët kryesor ishte edhe presidenti i ShBA-së Bill Clinton, i cili asokohe u angazhua fort politikisht dhe ishte i vendosur për ta hequr Kosovën nga robëria.

Sot, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka falënderuar atë që ia mundësoi vendin tonë paqen.

“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar ajo në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.