Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë

Gazeta10
14 October 2026 - 12:32

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku u miratua themelimi i një grupi punues për mbështetjen institucionale në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Mungesa e saj nxiti reagimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e cila kërkoi shkarkimin e ministres së Drejtësisë.

“GËRVALLA DUHET TË SHKARKOHET!”, ka shkruar Musliu, duke kërkuar që shkarkimi i saj nga kabineti qeveritar të jetë i menjëhershëm.

Sipas deputetes së PDK-së, Gërvalla mungoi edhe ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e çlirimtarëve, mungesa e ministres së Drejtësisë nuk është thjesht mungesë në një mbledhje. Është goditje ndaj besueshmërisë së angazhimit shtetëror”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka vlerësuar se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon seriozitet dhe përgjegjësi shtetërore, duke shtuar se një ministre që mungon në momente të tilla nuk mund të vazhdojë ta ushtrojë këtë përgjegjësi.

“Gërvalla ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë, prandaj duhet të shkarkohet!”, ka përfunduar Musliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.