
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti po marrin pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Gjenerali italian Roberto Vergori pritet të marrë udhëheqjen e KFOR-it nga gjenerali turk, Ozkan Ulutash.
KFOR para disa ditësh kishte thënë se të dy komandantët do të punojnë “ngushtë së bashku në kuadër të procesit të tranzicionit, për të siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve të KFOR-it”, përpara ceremonisë së dorëzimit të komandës së misionit.
Në ceremoni po marrin pjesë edhe ish-presidentë, ministra, diplomatë të huaj e klerikë fetarë.