
Në lagjen “28 Nëntori” në Fushë-Kosovë, të mërkurën është arrestuar një person nga komuniteti serb, pasi dyshohet se kishte kërcënuar banorët e lagjes se do t’i hidhte në erë.
Arrestimi i tij u bë pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim në mesin e banorëve të zonës.
Gazetarja Sara Shehu ka thënë se sipas banorëve të lagjes, personi i arrestuar dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Megjithatë, ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Ndërkohë, më poshtë gjeni pamjet nga banesa ku qëndronte i dyshuari para arrestimit./Gazeta10