Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla s’merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku u mor “vendimi i rëndësishëm” për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
14 October 2026 - 10:53

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku u miratua themelimi i një grupi punues për mbështetjen institucionale në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Përkrah kryeministrit Albin Kurti, në vend të Gërvallës sot u ul zëvendëskryeministri tjetër, Fikrim Damka.

Kurti e cilësoi “vendim të rëndësishëm” themelimin e këtij grupi punues, kryesues i të cilit u caktua zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.