Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku e bindur se Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

Gazeta10
14 October 2026 - 10:57

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do ta nënshkruajë Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Duke folur për këtë ligj, Çitaku ka theksuar se ai është miratuar në Kuvendin e Kosovës me mbi 90 vota, duke shprehur bindjen se presidentja nuk do të ketë dilema për ta nënshkruar.

“Unë jam e bindur që zonja Justina Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen. Është një ligj që është votuar me mbi 90 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Çitaku për gazetarët në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka përmendur edhe brohoritjet në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë zgjedhjes së Shiroka-Pulës presidente, si në Kuvendin e Kosovës, ashtu edhe në sheshet e vendit.

“Jam e bindur që zonja Shiroka-Pula, presidentja e Kosovës, nuk do të ketë fije mëdyshje”, është shprehur Çitaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.