
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Reqan të Prizrenit, në rrugën Prizren–Prevallë, ku janë përfshirë dy automjete.
Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, aksidenti është raportuar më 14 tetor 2026, rreth orës 09:40, ndërsa si pasojë janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku një person ka pësuar lëndime trupore.
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar deri te aksidenti”, ka deklaruar Bytyqi.
Policia po merret me hetimin e rastit për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Gazeta10