Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rid Berisha nervozohet me Spahiun: Mos u bëj ‘grindavec’ i panevojshëm!

Gazeta10
12 June 2024 - 21:13

Kosova sot po e feston 25 vjetorin e çlirimit. 12 qershori njihet si datë e çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s.

Mirëpo disa qytete të Kosovës çlirimi festohet në data të ndryshme. Kjo temë ka nxitur një debat mes panelistëve Rid Berishës dhe Nexhmedin Spahiut në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Gazetari Berisha nuk e ka ditur datën se kur është çliruar Gjilani dhe pas kësaj ka reaguar Spahiu i cili ka thënë se për këtë është me mirë që të kemi një datë të vetme të çlirimit.

Kjo ndërhyrje e Spahiut nuk i ka pëlqyer Berishës i cili ka kërkuar Spahiu që mos të bëhet ‘grindavec’ i panevojshëm.

“Po nervozohem se po kapet për do detaje të panevojshme. Sot është 12 qershori dita e çlirimit dhe lëna qe të festojmë e mos u bë grindavec i panevojshëm”, ka qenë shpërthimi i Berishës në drejtim të Spahiut. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.