
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, politikanja italiane Pina Picierno, derisa ka përmendur 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se pret që së shpejti Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian.
“Kosova sot feston vitin e saj të njëzetepestë të çlirimit, e cila përkon me përvjetorin e përfundimit të konfliktit të armatosur pas tërheqjes së forcave serbe të Sllobodan Millosheviqit dhe ardhjes së KFOR-it, si forcës paqeruajtëse e NATO-s”, shkroi deputetja evropiane në platformën X.
Picierno, këtu ka përmendur nevojën që Kosova të anëtarësohet në BE.
“Shpresoj që së shpejti të mund ta mirëpres Kosovën në familjen e madhe të Bashkimit Evropian”, shkroi deputetja Picierno.