Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

FSK-ja jep lajmin e dhimbshëm, vdes në vendin e punës nënoficeri Muhamet Beqiri

Gazeta10
13 June 2024 - 20:34

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri, ka vdekur pas një sulmi kardiak.

Për këtë ka njoftuar FSK-ja nëpërmjet një postimi në Facebook.

FSK-ja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e pjesëtarit të saj.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se  nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri  Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e varrimit do të  njoftoheni me kohë”, thuhet në ngushëllim. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.