
Faton Topalli – ish deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se pse është publikuar lajmi sot për tentim atentatin ndaj Kryeministrit të Republikës, Albin Kurti, kur është ditë qysh më herët.
Topalli në Politiko, ka ngritur një hipotezë, dukë thënë se ky lajm ka mund të publikohet në një moment kur po bëhen bisedimet me Serbinë, raporton Gazeta10.
“Lajmi nuk është i ri. Shteti i Kosovës ka qenë i informuar, Kryeministri ka qenë i informuar. Shtrohet pyetja se cilët janë hakerët, dhe pse ky lajm është publikuar në këtë kohë kur po zhvillohen bisedimet me Serbinë. Një lajm sekret mund ta publikosh, në një moment të caktuar”, ka thënë fillimisht ai.
Më tej, Topalli ka thënë se dyshimet mund të jenë gjithandej se është publikuar nga individë apo grupe të caktuara, për interesa të ndryshme.
“Kur flasim për hakerët, ne nuk e dimë se cilët janë hakerët. Dyshimin mund ta kthejmë nga Serbia, PDK-ja, LVV-ja, PSD-ja. Pra, një lajm mund ta përdorësh kur për ty është më interesant, nuk kam asnjë fakt, por është hipotezë”, ka thënë ai./Gazeta10