
Pjesëmarrja e Kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Evropian ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Politologu Nexhmedin Spahiu, duke folur për nacionalizimin shqiptarë, ka treguar një ngjarje interesante që i kishte ndodhur në Shqipëri.
“Kohë me parë ishte duke ecur plazhit të Durrësit dhe pashë se në të gjitha hotelet mungonte flamuri i Kosovës. I pyeta disa nga përgjegjësit se pse i keni qitur këta flamujë dhe përgjigja e tyre ishte se i kishin mysafirët nga ato vende. Kur i pyetsha se a keni edhe pushues kosovarë, përgjigja e tyre ishte po kemi edhe kosovarë, por ata nuk janë patriotë”, ka thënë Spahiu.
Ai ka shtuar se për të na respektuar të tjerët, fillimisht duhet të respektojmë vetëvetën. /Gazeta10/