
Pjesëmarrja e Kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Evropian ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Shqipëria e ka nisur me humbje kampanjën në ‘Euro 2024’, duke u mposhtur nga Italia me rezultat 2:1.
Politologu Nexhmedin Spahiu duke folur për këtë temë ka kërkuar nga autori i emisionit Kushtrim Sadiku që ta pyes Edi Ramën nëse me shumë është mërzitë që ka humbur Shqipëria apo Serbia.
“Çka është kjo pyetje, a mendon se ai është i zhgënjyer apo e more si shëmbull Abazoviçin”, ka qenë reagimi i gazetarit Sadiku.
“Pyete Edi Ramën se me kë ka qenë në ndeshjen Serbi-Angli dhe a me shumë është mërzitë kur ka humbur Shqipëria apo Serbia”, ka insituar Spahiu. /Gazeta10/
Deklaratën e tij e gjeni me poshtë: