
Politologu Nexhmedin Spahiu ka folur edhe një herë rreth deklaratës së tij të mëparshme kur kishte thënë se shqiptarët janë me tucana se serbët.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Spahiu treguar pse mendon se shqiptarët janë me tucana se serbët.
“Me kanë me trima ne e kishim bë shtetin me herët. Nuk kemi pas vetëdije, nuk kemi pas guxim. Ne kemi pas trima, por përgjithësisht si popull jemi me tucana”, ka thënë Spahiu.
“Unë nuk e njoh asnjë serb që ka qenë me trim se Adem Demaçi, por kjo nuk do të thotë se shumica e serbëve nuk janë me trima se shumica e shqiptarë”, ka shtuar tutje Spahiu, raporton gazeta10.
E duke folur rreth deklaratës se ‘shqiptarët janë me barbarë se serbët’, Spahiu në sqarimin e tij ka thënë se kjo deklaratë nuk qëndron.
“Këtë pjesë e kanë nxjerr prej kontekstit”, ka thënë Spahiu. /Gazeta10/