Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘As Kurti s’po i beson më’ – Arifi: Krejt çka flet Besnik Bislimi është mashtrim

Gazeta10
18 June 2024 - 17:43

Ditë me parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bisilimi ka deklaruar se ka informacionet se raporti i hartuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell është pozitiv për Kosovën.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili i ka quajtur spekulime deklaratat e zv/kryeministrit Bislimi.

‘Spekulime’ deklaratat e Bislimit sot i ka quajtur edhe kryeministri Albin Kurti.

I pyetur nga gazetarët rreth deklaratave të Besnik Bislimit, Kurti ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë mbi spekulime.

Ish-kryenegociatori i Kosovës për dialog, Avni Arifi në emisionin ‘Raporti Special’ në Kanal10 ka thënë se edhe Albin Kurti më nuk po i beson Besnik Bislimi, raporton gazeta10.

Sipas tij, krejt çka flet Besnik Bislimi është mashtrim.

“As Kurti nuk po i bën më”, ka thënë Arifi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.