
Kombëtarja e Shqipërisë sot ka arritur një barazim historik me Kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.
Ky barazim ka gëzuar gjithë shqiptarët. A po i përfaqëson Kombëtarja e Shqipërisë gjithë shqiptarët në ‘Euro 2024’ ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Gazetari i Sportit, Jon Ajeti ka thënë se lojtarët e Kosovës po ja zbardhin fytyrën Shqipërisë.
Ai ka thënë se kohëve të fundit të dy kombëtarët po janë si trampolina për lojtarët. “Nëse nuk me merr ti, po shkoj të kjo, nëse nuk me merr kjo po vi tek ti”, ka thënë Ajeti në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Sipas tij, lojtarët po i shohin si biznes Kombëtarët.
“Kur je ti të kombëtarja je shumë ma lojtar i vlerësuar”, ka shtuar Ajeti. /Gazeta10/
Deklaratën e tij për këtë temë e gjeni me poshtë: