Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gazetari nga Tirana zbulon se si rrjedhën dokumentet e institucioneve shqiptare

Gazeta10
19 September 2022 - 22:55

Isa Myzyraj – gazetar nga Tirana ka zbuluar se si rrjedhën informacionet e hakuara në Shqipëri. 

Myzyraj në një lidhje të drejtpërdrejt në Prime Time, ka thënë se hakerët përmes platformës Telegram, herë pas here po publikojnë dokumente shtetërore, raporton Gazeta10. 

“Nëpërmjet aplikacionit Telegram, hakerët kanë hapur një grup aty që quhet Homeland justice, që herë pas here publikojnë dokumente që janë të marra nga institucionet e Qeverisë Shqiptare. Ditën e sotme kanë publikuar një material mjaft voluminoz që na është dashur orë të tëra për të shkarkuar. Në këto dokumente, kishte emaile personale të shkëmbyera nga drejtori i policisë së shtetit, ambasadorë e të tjerë. Normalisht, lajmi më bombastik ishte tentim atentati ndaj Kurtit dhe dy personave të tjerë”, ka thënë ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.