Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-deputeti i LDK-së, Shkumbin Gashi, lirohet nga akuza për keqpërdorim me vota

Gazeta10
20 June 2024 - 17:15

Është liruar nga aktakuza ish-deputeti i LDK-së, Shkumbin Gashi, si dhe Sylë Balaj, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim me vota.

Xhafer Tahiri, avokat i Gashit dhe Sylës, ka vlerësuar se sot fitoi demokracia.

“Gjykata Themelore në Prishtinë Departamenti Special ka liruar nga akuza Shkumbin Gashi dhe Sylë Balaj. Sot fitoi demokracia, sepse drejtësia e bazuar në fakte ruan dhe mbronë demokracinë. ‘…nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen andaj të njëjtit lirohen nga akuza’. Jam i lumtur që bashkë me kolegun Avokat Fatmir Kurmehaj ishim në ekipin mbrojtës. #Vazhdojmë”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në “Facebook”.

Shkumbin Gashi ishte betuar si deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës në shkurt 2020. Kjo kishte ndodhur pasi Besian Mustafa ishte emëruar Ministrit në Qeverinë Hoti dhe i ishte liruar vendi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.