Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kastrati: Kërcënimi me atentat ndaj Kurtit nuk ishte serioz 

Gazeta10
19 September 2022 - 23:11

Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati, e ka cilësuar si jo serioz lajmin për atentatin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Alblin Kurti. 

Kastrati në Prime Time, ka thënë se përderisa lajmi ka një vit që është i ditur, dhe personi që dyshohet për të është i lirë, “atëherë më jep përshtypjen që nuk ka qenë diçka serioze”, raporton Gazeta10. 

Për hire të së vërtetës nuk është që kam mund ta përcjell lajmin shumë. Në njërën anë, kjo po del që është një dokument që ka rrjedhë mes një komunikimit të Drejtorit të Policisë në Shqipëri me Antiterrorin në Kosovë. Në anën tjetër, po shihet që nuk ka pasë veprime tjera konkrete, dhe unë po e kam vështirë me kuptu, se çka kishte mund me qenë interesi dhe qëllimi. Tash organet e drejtësisë duhet me ndjekë rastin deri në fund, por përderisa kjo ka ndodhë për rreth një vit dhe personi ka qenë i lirë, më jep përshtypjen që nuk ka qenë diçka serioze, por veç ka qenë një shqetësim dhe reagim që me qenë të kujdesshëm”, ka thënë ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.