Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë kundër dy personave për tri vepra penale

Gazeta10
24 June 2024 - 16:55

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sh.A., për tri vepra penale. Në aktakuzën e të njëjtit, thuhet se me datë 10.03.2024 në ora 00:13 në Gjakovë, në restorantin “R…”, me dashje ka tentuar t’i privoj nga jeta të dëmtuarit D.S., J.S., dhe F.Zh.

I pandehuri akuzohet edhe për mbajtje të armës pa leje duke shkelur Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës.

Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Sipas pikës III të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri J.M., me dashje ndihmon të pandehurin Sh.A., duke ia dërguar mjetin e kryerjes së veprës penale – armën të cilën i pandehuri J.M., e posedonte me leje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.