Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Disa prindër dhe nxënës kërkojnë ndërprerjen e grevës

Gazeta10
20 September 2022 - 9:10

Në mëngjesin me Arben Ahmetin raportohet se presioni për ta filluar procesin mësimor është shtuar pasi disa prindër kërkojnë ndërprerjen e grevës raporton Gazeta10.

Një numër i prindërve dhe nxënësve në disa komuna kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe sindikata e vendit që ta mundësojnë zhvillimin e procesit mësimor.

Një nga prindërit e fëmijëve në Pejë ka kërkuar që fëmijët të fillojnë qysh nga dita e martë procesin mësimor, pasiqë ata e kanë vendin në shkollë dhe jo në shtëpi.

Ndërkaq, edhe në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës, nxënësit në shenjë proteste, kanë vendosur që të kthehen në bankat shkollore.

Driton Ajeti, drejtor i këshillit të prindërve ka thënë që ata janë pro kërkesave të mësimdhënësve për ngritjen e pagave por forma që ata kanë zgjedhur sipas tij është e gabuar.

“Qysh nga fillimi ne ju kemi bë të qartë ne jemi pro kërkesave të tyre, ata e meritojnë një page më te dinjitetshme por nuk pajtohem me formën e grevës qe po zhvillohet”, tha Ajeti.

Gjithashtu thirrje për ndërprerjen e grevës dhe gjetjen e zgjidhjes nga Qeveria e kanë kërkuar edhe prindërit dhe fëmijët që kanë qëndruar në këndin e lojrave “Yllkat” në Prishtinë.

Rikujtojmë se greva ka filluar më 25 gusht dhe ende po vazhdon pasiqë nuk është gjetur një zgjidhje nga Qeveria e Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.