
Komentatori politik, Blerim Gashi ka thënë se takimi i nesërm mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të jetë sa për të parë se ku ka mbetur aktualisht procesi i dialogut mes dy vendeve.
Gashi në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, tha se kjo vjen nga tërheqja e Zëvendëspresidentit të komisionit evropian, Borell dhe përfaqësuesit të BE-së, nga “anija” e BE-së.
“Po takohemi me u marrë vesh që kemi me u taku prap, kjo është kur kapitenët po e lëshojnë anije shkaku i zgjedhjeve në Evropë dhe asaj të animit të ndërmjetësuesit. Zëvendëspresidentit të komisionit evropian. Z.Borell dhe përfaqësuesit të BE-së, tërheqja e tyre nga “anija” e BE-së kërkon në vete njëfar takimi të tillë, i cili nuk besoj se do prodhon diçka më shumë se hajde e provuam njëherë, ta gjejmë një modus dalës, kjo është vetëm një takim i radhës për me e pa se çka, ku ka mbet ky dialog”, ka thënë ai./ Gazeta 10
https://www.youtube.com/watch?v=6jYI9Rj1EkY