
Nenad Radiq, ish-sekretari i qytetit për arsim në Beograd, u arrestua dje në Gjermani para ndeshjes së futbollit ndërmjet Serbisë dhe Danimarkës. Radiq ka qenë në një grup tifozësh serbë të cilët janë përleshur me policinë gjermane dhe kamerat kanë regjistruar momentin kur policia e ka marrë në paraburgim,
Tifozët serbë janë përleshur me policinë gjermane në Mynih, në prag të ndeshjes së kombëtares me Danimarkën në EURO 2024. Policia përdori gaz lotsjellës dhe disa tifozë u ndaluan, mes tyre edhe një person i njohur.
Siç raporton një gazetar nga Nova i cili ishte në Mynih, videot shfaqnin disa fansa duke hedhur shishe ndaj policëve dhe Reuters ka regjistruar momentin ku shihet policia duke arrestuar Nenad Radiqin.
Bëhet fjalë për ish-sekretarin e qytetit për arsim në Beograd, Nenad Radiq, i cili dha dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar.