
Gazetari, Ardian Qollaku ka thënë se kushtet e kryeminsitrit Kurti të paraqitura në Bruksel janë momentum elektoral.
Ai në emisionin Politiko të Kanal 10, deklaroi se ato kushte bien ndesh mes vete.
“Na e dimë që z Kurti është shumë intelegjent dhe i aftë dhe nuk bie në kurtha, më befasoi Shala qysh nuk i di aftësitë e z. Kurti. Kushtet e z Kurti janë kontraditë, domethënë që marrveshja e Ohrit që z. Kurti na thoshte jo njohja në fund por në qendër, aty nuk ekziston. Sot ka qenë e pritshme që z. Kurti të shkon atje dhe të paraqes kushte të cilat në fakt nuk është që janë najsend sepse e dimë që jemi para zgjedhjeve dhe është momentum elektoral dhe Kurti këtë pjese e ka pikë të fortë”./Gazeta10