
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Kosova do të jetë nikoqire e Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se ky forum do të sjell në Kosovë liderë nga rajoni dhe bota, dhe po ashtu edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Tutje, Osmani ka njoftuar se tema e këtij edicioni do të jetë “Ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme”.
E para e shtetit ka thënë se ky edicion do të organizohet në bashkëpunim me zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Më 22-23 tetor 2022, Prishtina do të jetë nikoqire e Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (ËPS Forum).
Ky forum do të sjellë në Kosovë liderë nga rajoni dhe bota, akademikë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, e personalitete përgjegjëse për zbatimin axhendës GPS, 22 vite pas miratimit.
Me temë “Ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme”, Forumi ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën për të njohur e promovuar aftësitë e grave dhe vajzave për të kontribuar në mënyrë aktive e përmbajtësore në procese të paqes dhe sigurisë.
Edicioni i parë i këtij Forumi i dedikohet trashëgimisë së ish-Sekretares së ndjerë të SHBA-ve, Madeleine Albright.
Kënaqësi të organizojmë këtë Forum në bashkëpunim me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla Schëarz dhe me mbështetjen e partnerëve të shumtë lokal e ndërkombëtar.
Për të gjitha informatat rreth forumit, pjesëmarrësve e paneleve drejt”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10