Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Prokuroria Speciale ndalon një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullsisë civile

Gazeta10
27 June 2024 - 19:06

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë.

Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc Komuna e Malishevës, ka kryer krime të luftës.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.