Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot hapet edicioni i XIV i Prifest, i kushtohet drejtores së ndjerë, Vjosa Berishës

Gazeta10
20 September 2022 - 11:16

Sot hapet edicioni XIV i Prifest i cili i kushtohet drejtores së ndjerë, Vjosa Berishës, raporton Gazeta10.

Ky edicion mbahet në Kino Armata dhe hapja bëhet nga ora 20:30.

Pas hapjes së këtij edicioni do të shfaqet filmi “Vera andrron detin”.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Sot (e martë, 20 shtator 2022) prej orës 20:30 në Kino ARMATA hapet edicioni i XIV i PriFest (Prishtina Film Festival), kushtuar drejtores së ndjerë Vjosa Berishës. Pas hapjes zyrtare do të shfaqet filmi “Vera andrron detin” i regjisores Kaltrina Krasniqi. Filmi do të shfaqet në gjuhën shqipe, me titra anglisht”, thuhet në njoftimn e tyre. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.