
Kombëtarja e Kosovës U17, ka organizuar kamp seleksionues dyditor me futbollistët të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë kufijve të vendit, si SHBA, Gjermani, Francë, Zvicër dhe vende tjera.
Ky grumbullim, që është vazhdimësi e punës që ka nisur me kampin seleksionues të talenteve shqiptar në Amerikë, e i cili më pas ka vazhduar në Gjermani dhe këto ditë po mbahet në Kosovë, do t’i shërbejë përzgjedhësit Arbnor Morina për t’u njoftuar edhe me formën momentale të futbollistëve.