Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykata merr vendim për ish policin Vlajiq të arrestuar për spiunazh

Gazeta10
28 Qershor 2024 - 15:30

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Aleksandër Vlajiq, për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprat penale ‘Spiunazhi’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe të njëjtit iu është caktuar kjo masë në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Në njoftim thuhet se “Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri A.V lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Sebisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.”

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.