Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

13-vjeçari i vrarë nga policia e New York-ut kishte në dorë një armë plastike e jo të vërtetë

Gazeta10
30 June 2024 - 20:06

Policia në shtetin e New York-ut, ka qëlluar për vdekje një djalë 13-vjeçar pasi ai iku nga policia teksa mbante një pistoletë të llojit replika, thanë autoritetet.

Oficerët ndaluan Nyah Mway dhe një tjetër 13-vjeçar të premten mbrëma, pasi dyshja përputheshin me përshkrimet e të dyshuarve të kërkuar për grabitjet e fundit në Utica, tha policia.

Ndërsa oficerët morën në pyetje djemtë, Nyah Mway iku në këmbë dhe pasoi një ndjekje. Shefi i policisë së Utica, Mark Williams tha se policia vuri re atë që “dukej të ishte një pistoletë”.

Më pas, një oficer e përplasi djalin në dysheme.

“Gjatë një përleshjeje në tokë”, një tjetër oficer qëlloi një të shtënë që e goditi adoleshentin në gjoks, tha shefi i policisë.

Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje, por më vonë vdiq në Spitalin Wynn

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.