Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“S’e kam pa kush i ka ra plumb n’kry“, dëshmitari rrëfen për vrasjen e vëllait të tij nga paramilitarët serbë

Gazeta10
02 July 2024 - 19:32

Në seancën martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndajMillorad Gjokoviq i cili po akuzohet për krimelufte, dëshmitari Ferat Morina vazhdoi dëshminë e nisur nga seanca e kaluar, ku rrëfeu përvrasjen e E.M. (vëllait të tij), nga paramilitarëtserbë më 1999.

“Unë a kam pa kur u rrëzu… s’e kam pa kush i ka ra plumb në kry”, tha dëshmitari Morina.

Lidhur me të akuzuarin Gjokoviq, dëshmitari Morina thotë se nuk e kishte njohur se kush ka qenë, por vetëmsi figurë dhe shton se për të kishte mësuar kushështë pas luftës.

Po ashtu, dëshmitari Morina deklaroi se të akuzuarinGjokoviq, e kishte parë në vendin e ngjarjes në ditënkritike, por se nuk e kishte ditur si e kishte emrin.

Gjatë marrjes në pyetje nga ana avokati Vsilije Arsiq, mbrojtës i të akuzuarit Gjokoviq, prokurori Ilir Morina,pati kundërshtime dhe vërejtje.

“Kundërshtoj pyetjet e avokatit (Arsiq), sepse po i përsëritë pyetjet e mia, ju lutem shikone në senacën e kaluar, se unë e kam pyet”, tha prokurori Morina.

Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, kërkoinga mbrojtja që pyetjet të jenë në përputhshmëri medispozitat ligjore në fuqi, si dhe të mos përsëritenpyetjet e njëjta.

Prokurori Morina sërish pati vërejtje dhekundërshtime lidhur me pyetjet e mbrojtjes, duke thënë se edhe avokati Dejan Vasiq, po i parashtronte pyetjet e njëjta.

“Gjykatë me gjithë respektin, që të mos lejoni tëpërsëriten pyetjet e mia, dikun 40% e pyetjeve që i kam bë në senacën e kalur”,  shtoi prokurori.

Kurse, gjykatësi Kurtaj refuzoi përmes aktvendimit pyetjen e avokatit.

Në këtë shqyrtim gjyqësor, gjykatësi Kurtaj i ka tërhequr vërejtjen prokurorit Morina dhe avokatit Vasiq, me arsyetimin se po diskutonin në senacë pa lejen e Gjykatës.

Fillimisht, gjykatësi Kurtaj njoftoi palët në procedurë përndryshimin e përbërjes së trupit gjykues. Gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj ai tha se nuk do të jetë më pjesë e këtij shqyrtimi gjyqësor, në vend tësaj do të vazhdojë gjyktësi Vesel Ismaili.

Andaj, gjykimi filloi rishtazi dhe në pajtim me palët nëprocedurë, u konsideruan të lexuara të gjitha deklaratat, shkresat dhe provat deri më tani.

Ndryshimin e përbërjes së trupit gjykues, nuk e kundërshtoi prokurori Morina, e as mbrojtja e të akuzuarit, avokatët Vasiq e Arsiq, me të mbrotjurin e tyre.

Gjykatësi Kurtaj njoftoi se në këtë seancë prezente është edhe prokurorja Ajshe Ferati, raporton Betimi për Drejtësi.

Në këtë seancë, ishte e paraparë të dëgjohej dhedëshmitari tjetër Halit Gashi, por gjykatësi Kurtaj, lidhurme dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë tha se do tëvazhdohet në senacat e radhës.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.