Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e SHBA-së me fishekzjarre shënon 248-vjetorin e pavarësisë, Hovenier: Mbështetja për Kosovën vazhdon

Gazeta10
02 July 2024 - 22:43

Në hapësirat e Ambasadës amerikane në Prishtinë, sot po festohet përvjetori i 248-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, festa e 4 korrikut.

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka publikuar video drejtpërdrejt nga festa e madhe.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka uruar amerikanët por edhe popullin e Kosovës derisa ka thënë se mbështetja për Kosovën vazhdon.

“Sot ne festojmë 248 vjetorin e Shteteve të Bashkuara si një shtet demokratik dhe i lirë, duke i çmuar parimet e jetës, lirisë dhe lumturisë, parime që kanë frymëzuar shumë vende të tjera, përfshirë Kosovën. Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë për popullin e Kosovës tash e një çerek shekulli, duke ndihmuar në ndërtimin e kombit tuaj sovran, të pavarur dhe multietnik. Faleminderit që festuat me ne, gëzuar Ditën e Pavarësisë SHBA”, shkroi Hovenier.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.