Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bushi: Nuk kam ftuar lojtarë të Kosovës, kam ftuar shqiptarë

Gazeta10
20 September 2022 - 16:19

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi, të martën ka dalë në konferencë për media ku ka folur rreth dy miqësoreve kundër Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë.

Selektori i shpresave te ‘kuqezinjët’ ka folur edhe rreth polemikave që u krijuan pasi ai ka ftuar dy ish-lojtarët e përfaqësues së Kosovës U21, Ardion Pajazitin dhe Medon Berishën.

Në këtë konferencë ai deklaroi se në përfaqësuese ka marrë vetëm lojtarë shqiptarë.

“Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës, çdo lojtar që flet shqip në botë është shqiptar, pavarësisht ku zgjedh të luajë. Problemet me procedurat që kanë ndodhur sjellin këtë situata të pakëndshme.” deklaroi Bushi.

Zgjedhja e futbollistëve si Adrion Pajaziti dhe Medon Berisha të Shqipëria kishte shkaktuar polemika të shumta kohëve të fundit.

Pajaziti kishte zhvilluar tre ndeshje me Kosovën U21, ndërsa ishte paraqitur në dy ndeshje me shpresat e ‘Dardanëve’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.