Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëvendësministri i Mbrojtjes vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Gazeta10
07 July 2024 - 19:46

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, qëndroi për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, me ftesë të Air Vice Marshal Nigel Maddox CBE.
Me këtë rast, delegacioni i përbërë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, të udhëhequra nga zëvendësministri Syla, vizituan bazën e Forcave Mbretërore Ajrore, Swanwick, me qëllim të njohjes së sistemit të komandës dhe kontrollit ajror
të Britanisë së Madhe.


Në këtë bazë, delegacioni u prit nga komanda e lartë e Skuadronit 78, të Forcave Mbretërore Ajrore dhe zyrtarë të kompanisë prestigjioze IBM.

Gjatë kësaj vizite delegacioni kishte mundësinë që të njihet nga afër me operacionet dhe kapacitetet e sistemit GUARDIAN, i cili përdoret nga shumë vende të NATO-s. Përveç kësaj, delegacioni pati mundësine të zhvillonte edhe vizita kulturore, ku për qëllim kishin njohjen nga afër me vlerat dhe historinë e lashtë të popullit britanik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.