Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyba: Kurti çka e thotë e bënë, tani kemi program për secilin qytetarë

Gazeta10
20 September 2022 - 21:16

Deputeti i VV-së, Salih Zyba ka thënë se kanidimi i Albin Kurtit edhe për një mandat në krye të Vetëvendosjes, ka ardhur si kontribut i punës dhe i angazhimit të tij, shkruan Gazeta10.

Zyba në Politiko Kanal10 deklaroi se me zgjedhjet e brendshme të VV-së si partia më e madhe në vend, qytetarëve do tu jepen përparësi, me theks të veçantë ata të sektorit privat.

“Kurti çka e thotë e bënë. Do të përgatitemi për secilin qytetarë, sidomos për sektorin privat. Sot e tutje do të ketë platformë, program dhe mundësi për qytetarët që janë të shpërndarë nëpër mekanizmat tjerë. Kudo që janë qytetarët, ata janë vetë shtetit”, tha Zyba.

Zyba shtoi se aktualisht situata brenda këtij subjekti politikë, nuk ka qenë më e mirë ndonjëherë.

 “Situata në VV s’ka qenë asnjëherë më e mirë, për shkak që jemi subjekti më i madh demokratik në vend. Fjalët e kryetarit ishin të nevojshme sepse ndjejë keqardhje nga qytetarët se si bien pre e dezinformatave të subjekteve politike të dështuara në të kaluarën, sot opozitë me sloganët që i lëshojnë për dështimet kinse të VV-së”, tha Zyba në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.