Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çfarë tregoj dëshmitari që pa sulmuesin në çati para se të qëllonte me armë Trumpin

Gazeta10
14 July 2024 - 13:02

Një dëshmitar rasti i ka treguar policisë se ka parë sulmuesin duke kaluar nga një çati në tjetrën, pak para se ai të qëllonte ish-presidentin amerikan, Donald Trump në tubimin e së shtunës në Pennsylvania.

Ben Macer ishte përgjatë vijës së gardhit kur pa “djaloshin duke lëvizur nga një çati në tjetrën. (Unë) i thashë një oficeri se vrasësi ishte në çati”.

“Kur u ktheva për të shkuar atje ku isha, ishte koha kur dhe filluan të shtënat, dhe më pas ishte thjesht kaos, dhe ne të gjithë dolëm duke ikur, dhe kaq ishte” tha Macer për KDKA.

Autoritetet e kanë identifikuar sulmuesin një 20-vjeçar, Thomas Matthew Crooks i cili u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret në vendngjarje.

FBI në një deklaratë të lëshuar herët në mëngjes tha se 20-vjeçari ishte banor në Betherel Park në Pennsylvania, 35 milje larg nga vendi ku Trump mbajti tubimin dje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.