Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Super Show PolitikOFF sjellë ballafaqimin e  politikanëve në futboll, ekskluzivisht në TV Kanal 10

Gazeta10
14 July 2024 - 13:13

Kureshtja e madhe për ndeshjen e futbollit ndërmjet PDK dhe VV, për te cilën u bë bujë nëpër rrjete sociale, sot merr një përgjigje të prerë.

Organizator i kësaj ndeshje dhe të tjerave që do të pasojnë është Televizioni Kanal 10.

Super produksioni televiziv ka nisur prodhimin e një show të paparë nëpër televizionet kosovare deri më tani, nën autorësinë e gazetarit Kushtrim Sadiku, në emisionin që titullohet PolitikOFF.

Autori i emisionit do te sjellë të gjitha partitë politike dhe jo vetëm, në një kompeticion të vërtetë futbollistik, ku politikanët pjesëmarrës do të kërkojnë të fitojnë medaljen e artë.

‘Do të jetë një garë e vërtetë ndërmjet politikanëve që jemi mësuar ti shohim duke debatuar në parlament dhe nëpër studio televizive. PolitkOFF do ti bëjë politikanët të luajnë futboll me njëri tjetrin por edhe të debatojnë më ndryshe se herëve tjera. Do të këtë garë të madhe edhe në terrenin sportiv, nuk do të jetë garë reviale. Do ketë gola e ndërhyrje, do të ketë edhe kartonë të verdhë e të kuq, me referim, komentim dhe ekspertizë sportive. Do të jetë një produksion masiv, nëpërmjet një projekti shumë kreativ e me shumë kolor, i cili do ta argëtojë publikun gjatë gushtit’, tha Sadiku për Kanal 10.

Sipari i PolitikOFF, i cili pritet të transmetohet gjatë muajit gusht, do të hapet ndërmjet ekipeve të Vetëvendosjes dhe PDK.

Dy subjektet politike nëpërmjet Dimal Bashës, Vendenis Lahut apo Driton Hysenit kanë sfiduar Mërgim Lushtakun, Bekim Haxhiun dhe Genc Prelvukajn, në një ballafaqim që do të lë gojëhapur publikun.

LDK do të përfaqësohet nga Armend Zemaj, Xhafer Tahiri e Paris Guri, tek sa AAK do të përfaqësohet nga Besnik Tahiri, Pal Lekaj e Kushtrim Xhemajli.

Qeveria e Kosovës pritet të përfaqësohet nga shumë ministra, tek sa gazetarët e analistët nuk do ti mungojnë këtij ballafaqimi.

Njashtu kompeticionit të Politikoff me Kushtrim Sadikun, pritet ti bashkëngjiten edhe sportistë e diplomatë të njohur në Kosovë.

Edicioni i Politikoff, i cili do të transmetohet në Kanal 10, do të fillojë transmetimin gjatë fillimit të muajit gusht. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.