
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka dënuar tentim atentatin ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai ka thënë se aktet e tilla të dhunës janë të papranueshme dhe paraqesin sulm direct ndaj demokracisë.
“Jam thellësisht i tronditur nga atentati ndaj ish-Presidentit Donald Trump gjatë tubimit të tij zgjedhor në Butler të shtetit Pennsylvania. Akte të tilla të dhunës janë të papranueshme dhe paraqesin sulm direkt ndaj demokracisë.
Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, e dënojmë ashpër këtë sulm dhe solidarizohemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente shqetësuese”, ka shkruar Krasniqi.