
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin është njoftar se do të mbahet protest nga shoqata sindikale e QKUK-së në ora 10:30, raporton Gazeta10.
Kryesindikalist i QKUK-së, Xhemajl Selmani, ka thënë se arsyeja e kësaj proteste është pasi ata janë të p;aknaqur me gjendjen sociale dhe kushteve në spitalet e QKUK-së dhe kërkohet rritje e paga 50%
“Qëllimi i kësaj proteste është që të bëjm me dije opinionin e gjerë edhe qeverisë së vendit, që ne nuk pajtohemi me gjendjen që është shëndetësia dhe gjendja sociale e punonjësve shëndetësor. Në kuadër të kësaj ne kemi parashtruar kërkesën për rritje të pagave 50% gjithashtu për rritje të investimeve në shëndetësi, sic e dini edhe ju dëshmitarë se 30 milionë është shkurtuar buxheti i shëndetësisë këtë vit andaj për një cilësi më të mirë të shërbimit investimet duhet të rriten në shëndetësi”, tha ndër të tjera kryesindikalisti.
Ai shtoi se ky ligj ka dalur në gazetën zyrtare, ende nuk ka hyrë në fuqi
“Si dhe duke pasur që edhe ligji mbi pagat ende nuk ka ardhur në parlament dhe klauzolën të fundit të këtij ligji që ai hynë në fuqi 8 muaj pasi del në gazetën zyrtare ne po llogarisim se diku ka fundi i vitit 2023 ose nëse dikush ankohet edhe ky ligj shkon si tjetri dhe nuk miratohet fare.”/Gazeta10.