Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj, diasporës: Mirë se vini në vendlindjen, Kosovës i duhet ndryshimi në qeverisje

Gazeta10
16 July 2024 - 14:17

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dëshiruar mirëseardhje diasporës në vendlindje.

Ai ka paralajmëruar ata se nuk do ta gjejnë Kosovën ashtu siç e kanë ëndërruar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosovës i duhet ndryshimi në qeverisje.

“Do të donim shumë që këtë verë ta gjenit Kosovë ashtu siç e ëndërroni, por për fat të keq akoma është larg pritjeve tuaja. E di që kur të vini do të donit që Kosova të jetë sikur ai vendi prej nga vini e që të mos përballeshit as me kolonat e gjata e as me pluhurin e rrugët e pakryera për qytetet e lindjes si psh: për Gjilan, për Pejë, për Gjakovë, për Podujevë, për Mitrovicë e kështu me radhë, të cilat qeveria jonë i ka lënë përgjysmë, si edhe shumë punë të tjera”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka kërkuar nga diaspora që të mos iu besojnë fjalëve boshe.

“Ju jeni gjysma jonë dhe asnjëherë nuk do të jeni musafirë dhe sukseset e dështimet i kemi përbashkëta. Ju presim me bukë e krypë e zemër e ju urojmë pushime të mira në vendlindje. Të tjerat mos ja u falni e mos u besoni fjalëve të mira por boshe edhe një herë. Kosova dhe ju meritoni më mirë! Kosovës i duhet ndryshimi në qeverisje!”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.