
Ushtruesi i detyrës se Kryetari të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Ai ka bërë me dije se vendimi i sotëm i Speciales është politik.
Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se UÇK-ja ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit. Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli. Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, ka shkruar Klinaku.