Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tajlanda heq vizat për qytetarët e Kosovës

Gazeta10
16 Korrik 2024 - 19:57

Ministrja e Punëve të Jashtme, Punës dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka njoftuar se Tajlanda i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Ajo përmes një Facebook, të martën tha se “kjo reflekton përkushtimin institucional për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare të Kosovës”.

“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.

“Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, ka shkruar Gërvalla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.