
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka zhvilluar një takim të premten me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e ka uruar për marrjen e mandatit të katërt.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Ambasada tha se Rudolph ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për integrimin evropian të Kosovës.
“Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë bilateral, duke u mbështetur në marrëdhënien unike dhe të ngushtë mes Kosovës dhe Gjermanisë”, tha Ambasada në njoftim.