Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Olsa Muhameti largohet nga “Top Channel”, ja ku do ta shohim në vijim

Gazeta10
18 July 2024 - 14:18

Regjisorja e njohur Olsa Muhameti, ka qenë një nga emrat më të përmendur në media, si autore e disa programeve të ndjekura në vend.

Prej disa kohësh u aludua se ajo nuk do jetë më pjesë e “Top Channel”.

TopChannel konfirmon se Olsa do largohet nga ekrani i njohur. Kjo u vu re edhe në promon e publikuar, aty ku emri i Olsës nuk ishte gjëkundi.

Tashmë është konfirmuar se Olsa ka nënshkruar një kontratë me “Klan Kosova”, aty ku do jetë autore e “Big Brother VIP Kosova”.

Kujtojmë se këtë vit “Big Brother VIP Kosova”, realizon sezonin e tretë dhe një emër tjetër që lidhet me të është ai i Arbana Osmanit.

Pritet që në ditët në vijim të dalë edhe promoja zyrtare e emisionit, ku me siguri do shohim emrin e Olsës si regjisore e atë të Arbanës si moderatore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.