Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mediat serbe: Kërkime tash e 19 orë në të dyja anët e lumit Drina për të dyshuarin që vrau policin

Gazeta10
18 July 2024 - 20:15

Sipas mediave serbe, policia është duke kryer kërkime në të dyja anët e lumit Drina, tash e nëntëmbëdhjetë orë.

Rreth 150 policë të angazhuar po kontrollojna bregun e majtë dhe të djathtë të Drinës pasi dyshohet se sulmuesi është drejtuar drejt lumit.

Në kërkim janë përfshirë helikopterë dhe dronë.

Kujtojmë se një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Loznicë të Serbisë, në kufi me Bosnjë e Hercegovinën. Si të dyshuar për vrasjen, policia serbe po e kërkon Artan Hajrizin, të cilit tha se në vendngjarje u gjet një pasaportë e tij e lëshuar nga Kosova dhe një letërnjoftim të lëshuar nga Gjermania.

Artani është vëllai i Faton Hajrizit, të arratisurit nga Smrekonica. Artani tha se dokumentet personale të tij ia ka vjedhur vëllai i tij, Fatoni, i cili ende është në arrati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.