
Avokati Xhevdet Smakiqi në emisionin Raport Special ka komentuar për vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi.
Ai thotë se shteti i Kosovës ka dështuar sa i përket sistemit korrektues dhe edukues ndaj të burgosurëve, raporton Gazeta10.
“Më shumë e konsiderojë dështim total të sistemit tonë korrektues sepse për aq shumë vite sa ka qëndru Faton Hajrizi në burg, rezultoi se ky shërbim nuk ka arritëur asnjëherë që ta risocializojë, dhe se Qeveria duhet që edhe njëherë ta rishikojë sistemin e edukimit dhe risocializimit të të burgosurëve, ndërkohë që i shprehi ngushllime familjes së Faton Hajrizit, është një rast tragjik i cili rezultoi me dështimin total të shtetit të Kosovës.
Smakiqi shton se më mirë do të ishte që ai të arrestohej nga shteti i Kosovës dhe të mos mund të shkontë në Serbi që të përfundote në mënyrën ma tragjike.
Gjithashtu ai thekson se ministrat duhet të japin dorëheqje./Gazeta10