
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar se bizneset të cilat kanë pësuar dëme materiale nga vërshimet e vitit të kaluar nuk janë kompensuar nga Qeveria qendrore, as pas 18 muajsh.
I pari i Skenderajt ka thënë se është për keqardhje mungesa e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe Qeverisë qendrore. Ai shprehet se kurrë nuk ka qenë kaq keq ky bashkëpunim.
“Për keqardhje, të them të drejtën, prej 2009 që jam në institucionet publike në funksione dhe përgjegjësi të ndryshme, një mungesë bashkëpunimi të tillë në përvojën time institucionale nuk e kam vërejtur asnjëherë. Nuk e di arsyen përse! Por bashkëpunimi në mes autoritetit qendror dhe lokal po i dëmton qytetarët, jo vetëm të Skenderajt, por nga ajo që kam informata edhe tek komunat e tjera”, ka thënë Nura.
Vlera e dëmeve nga vërshimet e muajit janar të vitit 2023 në këtë komunë është llogaritur në rreth 12 milionë euro./EO