
Ambasada e SHBA në Tiranë ka përkujtuar 8 vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi, përmes një reagimi zyrtar në “Facebook”.
Në reagim shkruhet se kjo reformë po rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë, përtej sfidave që po has.
“Në këtë përvjetor të tetë të miratimit njëzëri të amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi, ne përgëzojmë popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm. Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, reforma në drejtësi nuk do të ishte e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po jep rezultate dhe po e bën Shqipërinë një demokraci më të fortë”, thuhet në shkrim.
Më tej, theksohet se SHBA qëndron pranë popullit shqiptar në këtë përpjekje për reformimin e drejtësisë, po ashtu edhe krah institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj korrupsionit.